Përshkrim
Fenbendazoli është një antihelmintik me spektër të gjerë që i përket grupit të benzimidazol-karbamateve të aplikuar për kontrollin e formave të pjekura dhe në zhvillim të nematodave (krimbat e rrumbullakët gastrointestinal dhe krimbat e mushkërive) dhe cestodave (krimbat shirit).
Indikacionet
Profilaksia dhe trajtimi i infeksioneve dhe cestodave të krimbave gastrointestinal dhe respirator te viçat, gjedhët, dhitë, delet dhe derrat si:
Krimbat e rrumbullakët gastrointestinal: bunostomum, cooperia, haemonchus, nematodirus, ezophagostomum, ostertagia, strongyloides, trichuris dhe trichostrongylus spp.
Krimbat e mushkërive: dictyocaulus viviparus.
Krimbat shirit: monieza spp.
Dozimi
Për administrim oral:
Dhitë, derrat dhe delet: 1.0 ml për 20 kg peshë trupore.
Viça dhe gjedhë: 7.5 ml për 100 kg peshë trupore.
Shkundni mirë para përdorimit.
Kundërindikimet
Asnje.
Efekte anësore
Reaksionet e mbindjeshmërisë.
Periudha e tërheqjes
Për mish: 14 ditë.
Për qumësht: 4 ditë.
Paralajmërim
Mbajeni larg fëmijëve.